Lajme
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq
Demokracia
21:54 | 18 Prill 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar.

Në njoftim thuhet se i njëjti është rrugës për Kosovë.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme