Një shtetas i huaj i moshës 25-vjeçare, është arrestuar të premten te vendi i njoftu se “Te Qafa” në Prishtinë, pasi dyshohet për vjedhje dhe lëndim trupor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Demokracia.com se i njëjti është liruar sot në procedurë të rregullt, pas intervistimit.
“Personi në fjalë, shtetas i huaj mashkull 25 vjeç, është arrestuar për veprat vjedhje dhe lëndim trupor. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/