Lajme
Lirohet rruga për qarkullim të automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës
Demokracia
14:22 | 28 Qershor 2023

Share:

Është liruar rruga për qarkullim të automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës e cila ishte ndërprerë përkohësisht për shkak të mbajtjes së liturgjisë për “Vidovdanin”.  

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rruga është liruar për qarkullim”, tha shkurt Kelani.

Ndryshe, Policia e Kosovës, sot kishte ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend pasi serbët mbajtën festën e “Vidovdanit”, në Graçanicë.

Të ngjashme