Lajme
Lirohet nga spitali dhe dërgohet në burg njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët
Demokracia
23:25 | 11 Shtator 2024

Share:

Njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët u lirua të hënën nga spitali.

I njëjti u dërgua në Burgun e Prizrenit.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

“Është liruar pardje dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit”, tha ai për Klan Kosova.

Përplasja e dy familjeve ndodhi në mbrëmjen e 1 shtatorit, ku kryeqyteti u trondit nga shkrepja e armëve të zjarrit.

Një person vdiq, derisa pesë të tjerë u plagosën.

Ndaj pesë të plagosurve, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nxjerrë aktvendimin për masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Të ngjashme