Lajme
Lirohet nga masa e paraburgimit logopedi që abuzoi me 5-vjeçaren në Gjilan
Demokracia
17:02 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Iljasa Fazliu, logopedi i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë 5 vjeçare, është liruar nga paraburgimi.

Insajderi ka siguruar dokumentin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan në të cilin thuhet se të njëjtit i është hequr masa e paraburgimit dhe i është vendosur masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndryshe, logopedi Iljasa Fazliu po dyshohet se është përfshirë në një keqtrajtim të një të mitureje në Gjilan. Një vajzë 5-vjeçare me autizëm, po dyshohet se është abuzuar psiqikisht nga Fazliu, gjatë një seance në klinikën private të këtij të fundit.

Gjithçka për këtë skandal e ka zbardhur një hulumtim i gazetës Insajderi. Këta të fundit kanë publikuar një audio-inçizim që dëshmonte për ofendimet, sjelljet e papranueshme dhe abuzimin që logopei Iljasa Fazliu ia bënte vajzës së mitur.

Të ngjashme