Lajme
Lirohet nga detyra drejtoresha e Inspektoratit në Podujevë
Demokracia
17:41 | 08 Maj 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka liruar nga detyra drejtoreshën e Inspektoratit, Florentina Osmani. Lirimi nga detyra e Osmanit, sipas zyrtarëve komunalë është bërë me kërkesë të saj.

“Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë. Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish-drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster. Ndërsa ish-drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë”, thuhet në njotimin e Zyrës për marrëdhënie me media dhe informim.

Florentina Osmani është drejtoresha e katërt që ka qenë në krye të Inspektoratit që prej marrjes së mandatit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020. Fillimisht në këtë dikaster kishte shërbyer Ajet Potera. Pas tij, ishte emëruar Bedri Maçastena, pastaj Besnik Mulliqi, i cili vitin e kaluar ishte shkarkuar nga kjo pozitë dhe nga viti i kaluar këtë Drejtori e kishte udhëhequr Florentina Osmani.

 

Të ngjashme