Lajme
Lirohet nga akuza se e quajti putë “Nënë Terezën” dhe iu gëzua dëmtimit të shtatores së saj
Demokracia
11:36 | 21 Tetor 2023

Share:

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Noli Zhitia, lidhur me akuzën për nxitje të urrejtjes.

Zhita akuzohej se në vitin 2014, në cilësinë e anëtarit të kryesisë nga Forumi i të Rinjve Myslimanë (FRM), ka publikuar një artikull në të cilën kishte shprehur gëzimin për dëmtimin e shtatores së “Nënës Terezë” në Mitrovicë, duke e quajtur atë “puta”. Sipas fjalorit, puta e ka kuptimin e idhullit.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Zhitia u shpall të premten, nga gjyqtari Eroll Gashi.

Sipas aktgjykimit, prova e vetme materiale e administruar nga Prokuroria është një kopje e publikimit në “Gazetën Express” dhe nuk dihet se kush e ka publikuar atë komunikatë.

Sipas Gjykatës, Prokuroria do duhej të paraqiste edhe linkun e publikimit, i cili në sallë do duhej të hapej e të shqyrtohej, pra në tërësi prova ishte e mangët.

Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë të bëjnë ankesë brenda 30 ditësh.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 8 qershor 2023, Zhita ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për nxitje të urrejtjes.

Nol Zhitia akuzohej se ka publikuar një artikull, në të cilën kishte shprehur gëzimin për dëmtimin e shtatores së “Nënë Terezës” në Mitrovicë, e cila kishte ndodhur më parë, dhe “ishte lutur që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen dhe të fundosen sikur në Ukrainë që është rrëzuar puta e Leninit pak javë më parë”. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme