Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është liruar nga burgu gjatë ditës së sotme.
Ai dje ishte arrestuar nga Policia e Katalonisë pasi bastisën fillimisht zyrat e klubit të Barcelonës në lidhje me skandalin “Barca Gate”.
Sipas mediave në Spanjë, Bartomeu është liruar nga policia.
Kujtojmë që ish-presidenti i Barçës, dyshohet se kishte kontraktuar në mënyrë ilegale një kompani të mediave sociale për të bërë lajme “Fake News” dhe për të dëmtuar në publik futbollistët e Barcelonës. /Demokracia.com