Bahtjar Bajraktari është në liri pas më shumë se 3 muajsh. Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Bëhet e ditur se DJ nga Prizreni fillimisht është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonlinen edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.