Lajme
Lirohet avokati Besnik Berisha
Demokracia
12:49 | 16 Korrik 2023

Share:

Avokati Besnik Berisha, është liruar sot pasi Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Në aktvendimin e nxjerrë nga Gjykata thuhet se i është caktuar masa “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”, raporton Sinjali.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, të premten, kishte kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu. Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Të ngjashme