Lajme
Lirohet Agim Nuha, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të AZHB-së
Demokracia
12:29 | 25 Shkurt 2021

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka njoftuar është liruar nga paraburgimin Agim Nuha, ushtrues i detyrës së kryeshifit të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB).

Është liruar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha që ishte arrestuar dje pas aksionit në Ministrinë e Bujqësisë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku ka dhënë edhe detaje të reja lidhur me të arrestuarit të tjerë.

“Personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, prokurori ka kërkuar paraburgim për 11 të arrestuarit e tjerë.

Kujtojmë se të mërkurën Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin “Subvencioni 2021”, në lokacione të ndryshme si Prishtinë, Podujevë, Istog dhe Lipjan. Nga ky aksion janë zhvilluar bastisje dhe janë konfiskuar rreth 433 mijë e 160 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona,  8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë./Demokracia.com/

Të ngjashme