Lajme
Lirohen 11 prej zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin “Pika 1”
Demokracia
16:45 | 13 Prill 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin dhe ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve të arrestuar në pikën kufitare Qafë Morinë, për rastin e njohur si “Pika 1”.

Gazeta Insajderi ka mësuar se gjykata ua ka vazhduar masën e paraburgimit dy zyrtarëve policorë teksa ua ka ndryshuar masën e paraburgimit 11 prej tyre.

Bazuar në kërkesën e siguruar nga Insajderi mësohet se dy zyrtarëve policorë të cilëve iu është vazhduar masa e paraburgimit janë Demë Lokaj dhe Mërgim Bekaj, teksa, ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me atë shtëpiak të pandehurve Ahmet Kasumaj, Ahmet Shabanj, Agim Hadergjonaj, Fazli Gjonbalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Isa Dobraj, Ismet Tahiraj, Rasim Tolaj, Skënder Meta dhe Xhevdet Haklaj.

Lirohet njëri prej zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin policor në kufirin me Shqipërinë

Të ngjashme