Lajme
Lirim Mehmetaj e quan Veton Surroin “serbofil”: Kërkoj falje që e kam quajtur jugosllav
Demokracia
14:27 | 09 Janar 2024

Share:

Lirim Mehmetaj, analist i përhershëm në “Debat Plus”, ka shkruar një shkrim, në të cilin e ka komentuar një shkrim të kahershëm të Veton Surroit, publicist i njohur.

Në fakt, Mehmetaj e ka komentuar një shkrim të Surroit të publikuar në vitin e largët 1989. Në këtë shkrim, që të titullohet “Rojet e Kushtetutës”, për të cilin ka raportuar 9 muaj më parë Nacionale, Surruoi kishte kundërshtuar protestat e minatorëve.

Mehmetaj i ka cilësuar shkrimet e Surroit si shkrime serbofile.

“I kam mbledh të gjitha shkrimet politike të Veton Surroit dhe gjithashtu libra të autorëve të huaj që kanë përshkruar rolin e tij në faza të ndryshme.

Sinan Hasani do ta kishte zili për përkushtimin.

Surroi ka edhe shkrime ku fajëson “nacionalistët shqiptarë” për dhunën e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Kërkoj falje që e kam quajtur Jugosllav, ky është një serbofil par excellence.

Do ta publikoj një tekst të gjatë dhe gjithashtu me video krejt çfarë kam gjetur.

Do lemeriseni.” – shkroi Mehmetaj.

Të ngjashme