Sport
Lirim Kastrati kontribuon me gol, Legia kualifikohet tutje në Kupën e Polonisë
Demokracia
20:22 | 22 Shtator 2021

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka kontribuuar me një gol në fitoren e Legias së Varshavës në raundin e 1/32 së Kupës së Polonisë.

Kampionët e shumëfishtë polak triumfuan 1-3 kundër skuadrës së Suëalkit, shkruan Demokracia.com.

Anësori kosovar realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fraksionin e dytë të lojës.

Kastrati ishte në fushë nga minuta e parë, ndërsa u zëvendësua një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Vlen të theksohet se në fushë nga fillimi ishte edhe futbollisti tjetër shqiptar, Celhaka që u aktivizua vetëm pjesën e parë.

Ernest Muçi u inkuadrua në minutën e 56-të, por pa arritur të lë “gjurmë”.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Lirim Kastratit. /Demokracia.com

Të ngjashme