Sport
Lirim Kastrati dhe modelja kroate i japin fund lidhjes, zbulohet edhe arsyeja
Demokracia
15:59 | 30 Gusht 2022

Share:

Lirim Kastrati dhe modelja kroate, Angjela Shimac i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kroate vetë modelja e cila me futbollistin e Kosovës kanë edhe një vajzë.

“E përcjell dikë tjetër dhe nuk e shoh kuptimin që ta përcjell atë. Ai i ka fshirë të gjitha fotografitë me mua. Nuk mund të jemi më bashkë. Mua nuk më përshtatet ajo mënyrë e jetës. Nuk e kam jetën time”, ka thënë Shimas për “24sata.hr”, transmeton Demokracia.com.

Kastrati dhe Shimac nuk e përcjellin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

Futbollisti dhe modelja ishin në një lidhje prej disa vitesh së bashku, por tanimë ajo ka marrë fund.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ditë më parë u prezantua te klubi i Fehervarit./Demokracia.com/

Të ngjashme