Sport
Liria përforcohet zyrtarisht me një futbollist afrikan
Demokracia
16:04 | 04 Tetor 2022

Share:

Liria e Prizrenit ka transferuar futbollistin nga Namibia, Petrus Megameno.

Afrikani luan si mbrojtës i majtë, por edhe mesfushor i majtë.

Futbollisti pasi ka kryer testet mjekësore ka thënë se përshtypjet e para janë impresive.

“Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë.Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë”, tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes për faqen zyrtare të klubit.

Ai menjëherë pas arritjes së marrëveshjes ka nisur stërvitjen me prizrenasit.

Kujtojmë se Liria bën gara në Ligën e Parë të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024