Lajme
“Liria jeni ju” | Një grup vullnetarësh nisin kampanjë në mbrojtje të luftës së UÇK-së
Demokracia
09:14 | 16 Mars 2023

Share:

Një grup vullnetarësh kanë nisur një kampanjë në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, gjykimi ndaj të cilëve do të nisë më datën 3 prill.

Kampanja mban emrin “Liria jeni ju”.

Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet pikërisht në ditën e nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së.

Iniciuesit e kësaj kampanje tashmë kanë hapur edhe llogari në rrjetet sociale me emrin “Liria jeni ju”.

Në webfaqen www.liriajeniju.com, facebookun dhe instagramin me po këtë emër, ata kanë thënë se do të publikohen aktivitetet që do të zhvillohen në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

Targeti i kësaj kampanje është që të mblidhen sa më shumë protestues në datën e fillimit të gjykimit të krerëve të UÇK-së.

 

Të ngjashme