Lajme
Liqeni i Radoniqit arrin kuotën maksimale të mbushjes
Demokracia
16:27 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar se Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale.

Sipas njoftimit të KRU “Gjakova” liqeni ka afër 118 milionë metër kub ujë, shkruan Demokracia.com.

“Furnizimi i liqenit  ka qenë konstant nga kanali derivues me sasi të bollshme të ujit. Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit  kjo periudhë na dha sasi të mjaftueshme të reshjeve ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për m2”, thuhet në njoftim.

Më tutje KRU “Gjakova” njofton se sipas trendit të reshjeve viti 2021 nuk parashihet të ketë probleme me ujë të gjithë rajonin të cilin e mbulon kjo kompani.

Njoftimi i KRU “Gjakova” pa ndërhyrje:

Liqeni i Radoniqit arrinë kuotën maksimale.

Mbrëmë me 7 shkurt 2021, Liqeni i Radoniqit arriti kuotën maksimale në lartësinë mbidetare 456.00 m.

Liqeni për momentin ka afër 118 milion metër kubë ujë.

Ky është edhe objektivi jonë i pervitshëm i cili sivjet u arrit për një afat rekord, falë angazhimit të gjithë stafit punues, mbikqyrur personalishtë nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Ismet Ahmeti.

Furnizimi i liqenit  ka qenë konstant nga kanali derivues me sasi të bollshme të ujit.

Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit  kjo periudhë na dha sasi të mjaftueshme të reshjeve ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për m2.

Sipas trendit të reshjeve viti 2021 nuk parashihet të ketë probleme me ujë në tërë regjionin tonë dhe poashtu edhe për furnizim me ujë të pijes.

Por gjithsesi apelohet të kursehet uji në përgjithësi sepse begatija e reshjeve  si këtë vit, zakonishtë ndodhë të ketë  shumë rrallë./Demokracia.com

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=5741280979231375&id=1164513453574840

Të ngjashme