Lajme
Lipjanasi në gjendje të dehur e sulmon bashkëshorten, e bën për spital
Demokracia
10:01 | 08 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten në Lipjan.

Në raportin e Policisë thuhet se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“DHUNË NË FAMILJE/Lipjan 07.10.2022, 02:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme