Lajme
Lipjan| Policia sekuestron drogë, arrestohen tre persona të dyshuar
Demokracia
18:12 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 05:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, policia ka arrestuara tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Personat e dyshuar:G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme