Lajme
Lipjan| Fëmija bie nga dritarja e katit të dytë, merr lëndime të rënda
Demokracia
09:34 | 13 Shtator 2022

Share:

Një fëmijë ka rënë nga dritarja e katit të dytë në shtëpinë e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë ka marrë lëndime të rënda trupore në Lipjan pasi që i njëjti është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, fëmija menjëherë është dërguar në QKUK, përderisa ende nuk janë intervistuar familjarët lidhur me këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.

Të ngjashme