Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është raportuar i zhdukur në Lipjan.
Në raportin 24 orësh thuhet se djali ka raportuar se babai i tij është zhdukur të dielën.
“PERSON I ZHDUKUR/Lipjan 16.04.2023-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së./Demokracia.com/