Sport
Lionel Messi nuk e harron Barcelonën: Do doja të rikthehesha në klub
Demokracia
10:34 | 01 Nëntor 2021

Share:

Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi nuk e ka fshehur dëshirën e tij të rikthehet te ish-klubi i tij, Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë tha në një intervistë se do donte të kontribuonte te Barcelona si sekretar teknik, shkruan Demokracia.com.

“Po, gjithmonë kam thënë se do të doja të kthehesha për të ndihmuar klubin në çfarëdo mënyre”, deklaroi Messi për Sport.

“Do të doja të isha sekretar teknik, por nuk e di nëse do të jetë te Barcelona”.

“Do të doja të kthehesha në klub për të kontribuar me atë që mundem sepse e dua (Barcelonën) dhe do të doja që ata të vazhdojnë të bëjnë mirë, të vazhdojnë të rriten dhe të vazhdojnë të jenë ndër më të mirët në botë”, ka shtuar Messi.

Futbollisti 34-vjeçar u largua nga Barcelona pas shumë vitesh merkaton e verës.

Ai iu bashkua si lojtar i lirë Paris Saint-Germainit me të cilën nënshkroi kontratë tri vjeçare. /Demokracia.com

Të ngjashme