ShowBiz
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo publikojnë fotografi të përbashkët duke luajtur shah
Demokracia
19:21 | 19 Nëntor 2022

Share:

Kanë një jetë që rivalizojnë njëri-tjetrin në fushën e gjelbër, por jashtë saj duket se kanë gjetur mirëkuptimin në bashkëpunimin profesional.

Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë bërë bashkë së fundmi duke pozuar në një fotografi, e cila është shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Fotografia në fjalë i shfaq dyshen duke luajtur një lojë shahu, mbi një valixhe të markës “Louis Vuitton”, e cila përdoret për vendosjen e trofeve të Kupës së Botës, të cilat fituesit i marrin me vete në shtëpi.

Vet marka e cila ka arritur t’i ketë dy rivalët e futbollit në një reklamë të vetme, e publikoi gjithashtu fotografinë e shumëpërfolur, duke shpjeguar edhe konceptin e kampanjës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Louis Vuitton (@louisvuitton)

“Fitorja është një gjendje shpirtërore. Cristiano dhe Leo Messi të fotografuar nga Annie Leibovitz për ‘Louis Vuitton’. Përveç një tradite të gjatë të krijimit të valixheve për trofetë sportivë më të lakmuar në botë, ‘Maison’ nderon sot dy nga futbollistët më të talentuar në botë”, shkroi marka ‘Louis Vuitton’ në mbishkrimin e fotografisë.

Dy futbollistët e famshëm do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror që fillon nesër (e diel), duke luajtur për kombëtaret e tyre përkatëse, Ronaldo për Portugalinë dhe Messi për Argjentinën.

Nëse njëra nga kombëtaret e tyre arrin të fitojë Kupën e Botës që sivjet mbahet në Katar, atëherë njëri prej tyre do të arrinte që të thyente rekordin për fitimin e të gjithë kupave në histori të futbollit. /Telegrafi/

Të ngjashme