Auto&Tech
LinkedIn prezanton veçori të reja të fuqizuara nga AI
Demokracia
23:35 | 14 Qershor 2024

Share:

LinkedIn po nxjerr disa veçori të reja me Inteligjencë Artificiale (AI) që do të ndihmojë përdoruesit të kërkojnë punë.

Bëhet e ditur se këto veçori të fuqizuara nga AI përfshijnë një trajnues Jobseeker që mund të gjejë punën e duhur për përdoruesit nga një mesazh teksti, një mjet për të rishikuar CV-të dhe aplikacionet dhe një chatbot që mund të ndihmojë në mënyrë interaktive në krijimin e letrave motivuese.

Siç raportohet, këto veçori aktualisht po shpërndahen globalisht për përdoruesit Premium të platformës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Aktualisht, janë të disponueshme vetëm në anglisht, por kompania tha se në të ardhmen do të shtojë më shumë përmirësime bazuar në reagimet e përdoruesve.

LinkedIn po shton gjithashtu një mjet që mund të rishikojë aplikacionet dhe CV-të e përdoruesve.

AI do të ofrojë reagime dhe sugjerime të personalizuara që mund të përshtaten për poste specifike pune.

Për më tepër, mjeti do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e letrës motivuese duke ofruar rekomandime që mund të rishikohen dhe modifikohen manualisht.

Të ngjashme