Lajme
​Pakistan: Shpërthim në një minierë qymyri, 9 të vdekur
Demokracia
16:41 | 30 Nëntor 2022

Share:

Në shpërthimin e sotëm të gazit në një minierë qymyri në Pakistanin veriperëndimor, mbetën të vrarë nëntë minatorë.

Një zyrtar qeveritar që drejtonte ekipin hetimor tha se shpërthimi shkaktoi shkëndijat.

Në momentin e aksidentit, në minierë ishin 13 minatorë, u gjetën trupat e pajetë të nëntë viktimave, dhe katër minatorë u shpëtuan nga rrënojat me lëndime të rënda, tha Adnan Farid, nënkryetari i zonës.

Raporti i qeverisë thotë se një grumbullim gazi shkaktoi shpërthimin, por nuk thotë se çfarë lloj gazi ishte.

Minatorët janë ankuar edhe më herët për mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe kushtet e këqija të punës, të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve të shpeshta.

Të ngjashme