ShowBiz
Linja e produkteve për flokë e reperes Cardi B me qëllim edukues
Demokracia
16:40 | 04 Prill 2021

Share:

Cardi B do të lansojë linjën e produkteve për flokë këtë vit, pasi mori komente të shumta ofenduese për flokët e saj natyrale.

Cardi B ka njoftuar se po lanson gamën e saj të produkteve të kujdesit për flokët duke thënë se njerëzit duhet të “edukojnë” veten e tyre për flokët Afro-Latina, shkruan Demokracia.com.

Reperja, aktorja dhe ekspertja politike ndau lajmin në Instagramin e saj, duke shkruar “këtë vit do të vij me një linjë të produkteve për flokët që po punoja në shtëpi për flokët e mia dhe të vajzës”.

Ajo vazhdoi: “Unë mendoj se është koha që njerëzit të edukojnë veten e tyre mbi kombësinë, racën dhe etninë”.

Linja e kujdesit për flokët vjen pasi Cardi ndau një maskë shtëpiake për flokët vitin e kaluar e cila tha se ishte sekreti i rritjes së flokëve të saj. Maska DIY, e cila përmbante avokado, dy vezë, një lugë majonezë dhe vaj pluhur të zi, rezultoi të ishte një hit i fansave të saj.

Ndërsa kjo gamë e kujdesit për flokët duket se do të dalë së shpejti, linja e produkteve Cardi e lajmëruar në 2019 ende nuk është materializuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme