ShowBiz
Lindita Halimi tregon për pargjykimet që i janë bërë asaj
Demokracia
18:29 | 11 Prill 2021

Share:

Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi tregon gjithçka për jetën e saj, se sa shumë e kishin paragjykuar për muzikën, dukjen e saj dhe martesën me reperin amerikan Big D. 

Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukseshme, emri i së cilës dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Për të arritur këtu ku është sot, asaj i është dashur të ngjisë shkallët e suksesit ngadalë, por me hapa të sigurt.

Në një intervistë në emisionin “Soiree”, ajo tregoi gjithçka, që nga fillimet e karrierës e deri tek martesa e saj me reperin amerikan, Big D.

Të lindte në një fshat të vogël në Gjilan ka bërë që ajo të haste në shumë vështirësi dhe paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor.

“E kam pasur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thonin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’, thotë këngëtarja.

Ajo ka thënë se dalja e saj në skenë ishte shenjë guximi dhe lloj rebelimi, sepse gjithmonë e kishte dashur muzikën.

Këngëtarja arriti t’i thyente pak nga pak ato mure që e rrethonin dhe iu tregoi shqiptarëve, dhe gjithë botës talentin dhe vokalin e saj potent.

Ajo tregon se pasi u bë e fashme të gjithë filluan ta donin atë, por sërish u diskutua pasha trupore e saj.

Në fund të bisedës, Lindita ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj reperin amerikan Big D, ku ka theksuar sërish që është ndjerë e paragjykuar edhe për këtë zgjedhje.

“E them pa turp që kam familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh e prezanton familjen dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, është shprehur Lindita Halimi.

KËTU mund të shikoni intervistën e plotë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme