Lajme
Linda Rama hap rrjetet sociale, kryeministri i bën komentin epik
Demokracia
19:08 | 22 Nëntor 2022

Share:

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, bën me dije se ka hapur një kanal në You Tube dhe një website të sajin.

Këto dritare komunikimi Linda thotë se i ka hapur për aktivitetin e saj profesional dhe angazhimet si qytetare.

“Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj këdo që është i interesuar të dijë të klikojë në http:// linda.al . Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet këtu”, shkruan bashkëshortja e kryeministrit në Twitter.

I pari që e komentuar ka qenë vetë Rama. Teksa ka shpërndarë postimin e saj, Rama shkruan se është krenar për bashkëshorten.

Të ngjashme