Lajme
Linçuesi i rrezikshëm – Kjo është paga që merr nga buxheti i Kosovës Hysamedin Feraj
Demokracia
13:26 | 26 Shtator 2022

Share:

Gjuha linçuese është më se e zakonshme për Hysamedin Ferajn, këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, sa herë që dikush kundërshton ose nuk pajtohet me shefin e tij. Në asnjë rast deri tash kryeministrit Kurti nuk është distancuar nga ajo që Feraj deklaron, madje ai është përkujdesur që ta fus atë në listën e pagave të zyrtarëve të kryeministrisë. Por sa është paga që merr Feraj nga taksapaguesit kosovarë?

Hysamedin Feraj, që nga muaji shkurt i këtij viti është emëruar zyrtarisht këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.

Ai është ngarkuar nga Kurti me detyrën e sekretarit koordinues ndërqeveritar. Nga taksapaguesit kosovarë Feraj merr pagë 600 euro.

“z. Hysamedin Feraj është emëruar Këshilltar politik i Kryeministrit, i ngarkuar me përgjegjësitë e anëtarit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, nga data 25.02.2022 ( në attach gjeni Vendimin e  emërimit) dhe realizon pagë mujore bruto 600.60”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit Kurti për Insajderi.

Por, pavarësisht përshkrimit të detyrave sipas emërimit të Ferajt në institucionin më të rëndësishëm ekzekutiv në Kosovë, Feraj publikisht njihet si linçues i personave që nuk pajtohen me Kurtin.

Feraj në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe ka sharë, fyer e lincuar njerëz në Kosovë. Kurti si shef i tij, asnjë herë nuk është distancuar nga gjuha e përdorur prej Ferajt.

Hiç me larg se sot, Hysmaedin Feraj ka bërë një postim banal, “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, shkroi ai në Fecebook.

Këshilltari i Kurtit në këtë postim të fundit, nuk la pa përmendur as SBASHK-un, për të cilët tha se po marrin mbështetje nga “e djathta” e Kosovës.

Para pak ditësh cak i sulmeve të Ferajt ishte kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Sipas tij, Jasharaj kishte qëllime partiake dhe kështu u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës.

“U bashkuan ata që dihej që ishin bashkë: Rrahman Jashari dhe PDK. Që në fillim dihej se qëllimi i tij nuk ishte sindikal por partiak“, tha ai.

Feraj thotë se dalja hapur e kryesindikalistit është veprim emancipues dhe se është në dorë të sindikalistëve të ruajnë pavarësinë nga partitë politike.

“PDK dhe Jashari e quajnë qeverisjen Kurti përgjithësisht diktaturë, Grenelli i Vuçiqit e pat quajtur specifikisht fashiste. Disa që ju bashkuan nuk e dinin, disa nuk donin ta dinin identifikimin e tij: specifikisht me PDK-në, përgjithësisht me opozitën (jashtë e brenda Kosovës)”, shkruante më tej Feraj.

Të ngjashme