Sport
Limani para derbit me Ballkanin: Jemi gati, tifozët motiv dhe infuzion për ne
Demokracia
18:13 | 25 Shkurt 2022

Share:

Në prag të ndeshjes së javës së 22-të kampionale (nesër, 13.00), derbit të javës në Superligë, FC Drita – FC Ballkani, skuadra nga Gjilani mbajti konferencë për media, ku për përgatitjet dhe pritshmëritë foli kapiteni Ardian Limani.

Limani, u shpreh optimist duke besuar se në ndeshje të tilla vendosin detajet dhe se tifozët janë infuzion për skuadrën.

“Ne si futbollistë jemi të gatshëm dhe të motivuar për ndeshje, pasi e dimë rëndësinë e takimit kur përballemi me një skuadër që është favorite për titull dhe motivi është shumë i lartë.

Këto ndeshje tregojnë madhështinë dhe cilësinë e secilës skuadër, sepse në ndeshje të forta dallimi është i vogël dhe vendosin detajet.

Jemi gati të shfrytëzojmë çdo dobësi të kundërshtarit dhe ti mbulojmë pikat e tyre të forta.

Me përkrahjen e tifozëve tanë jemi të gatshëm ta fitojmë ndeshjen. Tifozët “Intelektualët” janë motivi ynë, unë pres që stadium nesër të jetë i mbushur sepse përkrahja e tyre na jep forcë. Shpesh kur futbollistët nuk mund të gjejnë forcë, tifozët janë infuzion për të vazhduar dhe gjetur fitoren në këto ndeshje”, potencoi Limani. /Demokracia.com

Të ngjashme