Sport
Limani: Derbi pa tifozë është i zbehtë, “Intelektualëve” iu premtojmë këtë gjë
Demokracia
15:50 | 09 Nëntor 2022

Share:

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka folur në një konferencë për media në prag të derbit të madh kundër rivalit lokal, Gjilanit.

Gjilani dhe Drita do të zhvillojnë derbin e madh të Anamoravës të enjten me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik, pa praninë e tifozëve për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit në fjalë.

Mbrojtësi i krahut dhe kapiteni i Dritës, Limani ka pranuar se derbi pa tifozë do të jetë i zbehtë, megjithatë ai tifozëve të klubit u ka premtuar maksimumin për t’i gëzuar ata në fund.

“Derbi pa shikues është i zbehtë. Por, brenda ekipit e dimë sa vlerë ka fitorja. E dimë se tifozët do ta shikojnë ndeshjen nga çdo vend. Ky derbi do të thotë shumë për ta. Ne jemi të përgatitur. Edhe derbin e kaluar e kemi luajtur pa tifozë. Duhet ta pranojmë këtë fakt sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Nesër duhet ta japim maksimumin ta fitojmë ndeshjen për tifozët tanë”, tha kapiteni Limani në konferencë për media, raporton Demokracia.com.

Drita e kishte fituar 4:1 derbin e fundit ndaj Gjilanit.

“Bardhekaltrit” kanë 31 pikë në pozitën e parë. Gjilani pozicionohet i katërti me 23 pikë gjithsej./Demokracia.com/

Të ngjashme