Lajme
Limaj: Urime Viti i Ri, festat e gëzimet nuk janë të njëjta pa çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë
Demokracia
19:17 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kosovarët për Vitin e Ri, duke përmendur edhe ish-krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në Hagë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se 2022-ta ishte një vit plotë me sfida, që shpreson se viti i ardhshëm të jetë vit i unitetit dhe fitoreve.

“Në veçanti uroj familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve, që falë sakrificës së tyre sublime sot gëzojmë në liri e shtet, derisa festat e gëzimet nuk janë të njëjta pa çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë”.

“Gëzuar 2023, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët!”, ka thënë Limaj

Të ngjashme