Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është deklaruar pasi që u shty sërish seanca e Kuvendit të Kosovës.
Limaj tha se nga sot duhet me dhënë shansin e krijimit të Institucioneve,
“Unë besoj që ishte një qëndrim korrekt. Ky është realiteti. Nganjëherë në situatën që është, ju duhet të gjeni rrugë për të ecur tutje.
Besoj që ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Në fund të fundit, kjo është mënyra e bashkëpunimit.
Shpresoj që nga sot, do të bëhen përpjekjet për me u afru dhe vendit t’i japim institucionet”, tha ai.