Lajme
Limaj: Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për atdheun
Demokracia
15:40 | 07 Mars 2021

Share:

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.

Në 134-vjetorin e shkollës së parë shqipe, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Limaj ka shkruar se, shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për atdheun.

Tutje Limaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë mësimdhënësit që kanë kontribuuar ndër vite në kultivimin e vlerave kombëtare.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua uroj 7 Marsin, ditën e Mësuesit.

Të dashur mësuese dhe mësues,

Në këtë ditë të shënuar ju shpreh mirënjohjen time për kontributin tuaj të madh, të dhënë ndër vite, jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për Atdheun.

Urime 7 Marsin!. /Demokracia/

Të ngjashme