Lajme
Limaj: Serbia po tronditet nga deklaratat mia si zëri i çlirimtarëve
Demokracia
19:14 | 07 Shkurt 2021

Share:

Në tubimin zgjedhor të Nisma Socialdemokrate në Ferizaj u tha se më mirë se Fatmir Limaj nuk do ta mbrojë askush veprën e çlirimtarëve në Kosovë, andaj për këtë u kërkua nga elektorati i saj në këtë qytet që ta votojnë këtë parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Në tubimin zgjedhor të Nisma Socialdemokrate në Ferizaj u tha se më mirë se Fatmir Limaj nuk do ta mbrojë askush veprën e çlirimtarëve në Kosovë, andaj për këtë u kërkua nga elektorati i saj në këtë qytet që ta votojnë këtë parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj theksoi se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për pjekuri, eksperiencë dhe për vendosmëri në parlamentin e Kosovës.

Limaj tha se është zëri i çlirimtarëve këtu dhe do të jetë në parlament që mos të lejojë asnjë herë të harrohet vuajtja dhe dhimbja e shqiptarëve. Ai po ashtu tha se sot Serbia është duke u tronditur nga deklaratat e tij, si zëri i çlirimtarëve

“O, njerëz të mirë të këtij vendi, mos harroni mbi çka është ndërtuar ky vend. Nëse e harrojmë sakrificën dhe vuajtjen e atyre nënave e baballarëve, nëse harrojmë vetëmohimin e qindra djemve tanë anë e kënd Kosovës, në lule të rinisë që dhanë jetën për liri të atdheut, nëse harrojmë mijëra gra të cilat panë tmerrin e dhunimit, ka rrezik që historia të na përsëritet dhe zëri i çlirimtarëve është këtu dhe do të jetë në parlament që mos të lejoj asnjë herë të harrohet vuajtja dhe dhimbja jonë. Lexova sot në mediat serbe se janë tronditur nga deklaratat e mia, e unë dua me i përsëritë përsëri ato deklarata, të cilat po duket se i ka tronditur serbët”, tha Limaj.

Ai para elektoratit ferizajas tha se vendit i duhen njerëz me dinjitet, të vendosur dhe me dije për arsye se vendi është në një udhëkryq të madh për të drejtuar atdheun tonë për sa paku në 100 vitet e ardhshme.

Lideri i kësaj partie, po ashtu tha se nuk ka ekonomi pa shtet të dinjitetshëm.

“Sot më shumë se kurrë kërkohet një reshtim i dinjitetshëm, një rreshtim krenar, një reshtim në shërbim të një kauze të madhe. Derisa të tjerët po merren me politika periferike, ne në zemër të fushatës tonë kemi vu kauzën më të rëndësishme të vendit tonë. Derisa të tjerët i ka kapluar nevoja e një vote më tepër dhe fillojnë me premtime marramendëse sikur çdo herë në fushatë elektorale e harrojnë dhe lënë anash qenësoren ajo që neve na ka bërë me u ndier ashtu siç jemi sot, ajo që neve na ka bërë për të jetuar ashtu siç jetojmë sot, kauza jonë në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave tona njerëzore dhe kombëtare, sepse ne besojmë që ato po rrezikohen dhe këto vlera praktikisht janë duke u sulmuar nga të gjitha anët. Nuk ka ekonomi pa shtet të dinjitetshëm, nuk ka reforma në arsim pa shtet të fuqishëm, nuk ka reforma në politika sociale e pensione pa pasur një shtet i cili nderohet dhe respektohet nga të tjerët”, tha ai.

Ndërsa, kandidati për deputet Bilall Sherifi tha se Kosova ka sfida të shumta, një prej tyre është ajo për mbrojtjen e veprën e çlirimtarëve, e sipas të cilit më mirë se Fatmir Limaj nuk do ta mbrojë askush.

“Tash është një sfidë tjetër, është një sfidë për të mbrojtur veprën e çlirimtarëve, atë nuk mund ta mbrojë çdo kush, madje jo vetëm që nuk do të mbrojë çdo kush, por më mirë se Fatmir Limaj në parlament nuk do ta mbrojë askush”, tha Sherifi.

Ky subjekt ka prezantuar kandidatët për deputet nga Ferizaj dhe regjioni i saj, për të cilët u tha se do të jenë garanci e asaj se as nuk do të ngritin dorë e as nuk do të marrin iniciativë që do ta dëmtonte interesin e Kosovës.

Të ngjashme