Lajme
Limaj reagon me shprehjen e famshme: Nuk provohet shteti, o djem!
Demokracia
20:51 | 30 Maj 2023

Share:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier gjatë ditës së martë njoftoi se si pasojë e krizës në veri, Kosova është përjashtuar Defender 2023.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka  kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatë në veri.

“Nuk provohet shteti o djem!”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Nuk provohet shteti o djemë!

Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej!

Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite!

Të ngjashme