Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë vizitës së sotme në Raçak ka thënë se kjo masakër vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë.
“Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, Reçaku vazhdon të jetë njolla e cila përcjell dhe është njollë në ballin e drejtueseve të Serbisë që vazhdojnë të mohojnë ata që e bënë këtë masakër. Derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi dhe masakrat që janë bërë anekënd Kosovës është sinjal për botën që në Serbi ata qe kanë masakruar një komb vazhdojnë të drejtojnë vendin e tyre”, tha ai.
Limaj foli edhe për mungesën e Jakup Krasniqit në këtë përvjetor, i cili po mbahet i arrestuar në Hagë nga Gjykata Speciale.
“Sot jemi për herë të parë në Reçak pa ish zëdhënësin e UÇK-së, pa kryetarin e Këshillit Kombëtar. Njeriu qe i dha zë edhe luftës edhe krimeve serbe në Kosovë”, tha Limaj.
Limaj shtoi se liria e Kosovës është e paguar me gjak dhe shumë sacrificë./Demokracia.com