Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, tha se votimi i tyre do të jetë i njëjtë për propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
“Qëndrimi dhe votimi ynë është ashtu siç ka qenë herët e kaluara”, tha shkurt Limaj para gazetarëve në Kuvend, duke mos u përgjigjur në pyetjet tjera të gazetarëve.
Edhe partitë e tjera opozitare kanë thënë se s’do të ndërrojnë qëndrim dhe po ashtu edhe nga Vetëvendosje thanë se Haxhiu do të propozohet sërish për kryeparlamentare./Express/