Lajme
Limaj pas takimit me ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ishte një emocion i pa përshkruar
Demokracia
19:09 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,ka vizituar sot krerët e UÇK-së në Hagë.

Limaj ishte atje bashkë me vëllaun e dëshmorit të Kombit, Tahir Sinani, gjithashtu edhe me bashkëluftëtarin Skender Hoti dhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, njëhërit bashkëluftëtar i tyre, për ti vizituar bashkëluftëtarët këtu në Hagë.

Përmes një video të postuar Limaj deklarohet pas takimit:

“Ishte një emocion i pa përshkruar, ku i pamë njerëzit të cilët me asgjë nuk e meritojnë të jenë këtu të mbyllur. Por, edhe ata, ashtu sikurse ne të tjerët që bashkëndjejmë me ta, e kuptojmë se kjo eshtë një sakrificë shtesë e cmimit të madh të lirisë së Kosovës. I pamë që kanë shumë vullnet dhe entuziazëm. Ata e dinë mirë se pse janë këtu, ata e dinë se edhe kjo pjesë e sakrificës duhet bëhet. Sikurë të gjithë në që bashkëndijejmë me ta, edhe ata janë krenar, e ne me ta, për jetën, veprën dhe angazhimine tyre. Ata janë themeluesit e lirisë së Kosovës, clirimtarët, e shtetndërtuesit, shpallësit e pavarësisë së Kosovës, lexuesit e deklaratave të pavarësisë së Kosovës, në fakt në këtë godinë prapa nesh, janë ata që tek të cilët ngërthehet historia më e lavazhdishme e kombit tonë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

VIDEO:

Të ngjashme