Lajme
Limaj pas letrës së Bidenit: Serbia ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit
Demokracia
13:19 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mirëpritur letrën e presidentit amerikan Joe Biden që kërkon nga presidenti serb pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Tani, sipas Limajt është radha e jonë dhe duhet të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diplomatike që po na pret.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt, pa ndërhyrje:

Mirëpres letrën e Presidentit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është radha jonë.

Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diplomatike që po na pret. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit. /Demokracia.com/

Të ngjashme