Lajme
Limaj: Jam krenar për gjurmët që kam lënë në ndërtimin e Kosovës
Demokracia
20:52 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ai derisa ka qenë ministër i Infrastrukturës, ka kontribuar jashtëzakonisht për ndërtimin e Kosovës.

Ai tha se kanë ndërtuar autostrada, rrugë dhe shumë pjesë tjera të infrastrukturës që ende sot janë aktuale.

“Kemi ndërtuar autostrada, hyrjet në Prishtinë… E kemi bërë zgjerimin e rrugëve në drejtim të Aeroportit, duke e nxjerrë këtë aset nga izolimi. E kemi ndërtuar autostradën e Kombit dhe e kemi projektuar autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha Limaj.

Sipas tij, me projektin e tij për koncensionimin e Aeroportit “Adem Jashari”, Kosova përfiton 400 milionë euro dhe ai aset prapë i mbetet Kosovës.

“Oponentët kritikojnë ata që punojnë dhe këtë ose e bëjnë nga xhelozia ose nga lakmia. Këtë e bëjnë sepse vetë nuk kanë bërë asgjë. Jam krenar për gjurmët që kam lënë si pjesë e këtyre projekteve. E kemi transformuar infrastrukturën në Republikën e Kosovës. Po të isha unë sot do të ishin të përfunduar edhe autostradat në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës. Që 10 vjet kanë mbet ashtu siç i kam lënë”, ka thënë Limaj në RTK.

Të ngjashme