Lajme
Limaj: Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen
Demokracia
12:02 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shpreson që dita e sotme do prodhojë siguri dhe qeveri stabile.

Sipas tij, duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen.

“Është moment i rëndësishëm i demokracisë. Shpresoj që këto zgjedhje do prodhojnë stabilitet do prodhojnë siguri dhe do prodhojnë qeverisje stabile, gjitha këto do vijnë nëse ndihemi krenar për të kaluarën e duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecin në të ardhmen. Në shërbim të së ardhmes janë ata të cilët në vazhdimësi nderojnë e përkulen dhe dinë nga kanë ardhur këtu”, u shpreh ai.

Limaj të drejtën e tij kushtetuese për të votuar e kreu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, në Prishtinë. Në këtë qendër të votimit vërehej një numër i madh i qytetarëve që prisnin në radhë për të votuar./Demokracia

Të ngjashme