ShowBiz
Lil Wayne dhe Kadak Black janë dy reperët e dënuar që falen nga Presidenti Trump në ditën e tij të fundit në detyrë
Demokracia
09:50 | 20 Janar 2021

Share:

Lil Wayne dhe Kodak Black janë falur nga Presidenti Donald Trump në ditën e tij të fundit në detyrë.

Të dy reperët ishin ndjekur penalisht me akuza federale për posedim armësh, por tani janë në një listë të personave që presidenti në largim po i fal, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lil Wayne, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr, ishte deklaruar fajtor për armëmbajtje gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Ai u gjet me një pistoletë të veshur me ar në bagazhet e tij në një aeroplan privat që mbërriti në aeroportin Miami-Opa Locka në Florida dhjetorin e kaluar.

Incidenti u përmend si një shkelje e lirimit me kusht nga Lil Wayne.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, u zbulua se Wayne do të lirohej akuza, për shkak se reperi përshkruhej si “i besueshëm, me zemër të mirë dhe bujar”.

Edhe kolegu reper i Wayne, Kodak Black, u fal nga president Trump, edhepse ishte dënuar me 46 muaj burg “për dhënjen e një deklarate të rrejshme në një dokument federal”.

Mirëpo sipas arsyetimit për faljen e tij, që Shtëpia e Bardhë dha, thuhej se “ai mbajti pothuajse gjysmën e dënimit të tij dhe u përfshi në shumë përpjekje filantropike”.

Të ngjashme