Ministri në detyrë i shëndetësisë, Ramë Likaj në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down ka thënë se është i lumtur që sadopak është arritur të iu sigurohet gjithëpërfshirje në arsim fëmijëve me nevoja të veçanta.
Likaj, në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është detyrë e të gjithëve që t’u ofrohet kujdesi i nevojshëm në mënyrë që siç shkruan ai, këta persona të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara dhe mundësi të barabarta me të tjerët, në çdo kohë, përcjell Demokracia.com.
“Sidoqoftë asnjëherë nuk duhet të ndalemi! Është detyrë e të gjithëve që t’ua ofrojmë kujdesin e nevojshëm në mënyrë që këta persona të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara dhe mundësi të barabarta me të tjerët, në çdo kohë”, ka shkruar Likaj.
Postimi i plotë i Likajt, pa ndërhyrje:
Sot, kur po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Sindomës Down jemi të lumtur që si vend sadopak kemi arritur t’iu sigurojmë gjithëpërfshirje në arsim dhe kujdes institicional, jo vetëm kësaj kategorie, por edhe fëmijëve me nevoja të veçanta. Sidoqoftë asnjëherë nuk duhet të ndalemi! Është detyrë e të gjithëve që t’ua ofrojmë kujdesin e nevojshëm në mënyrë që këta persona të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara dhe mundësi të barabarta me të tjerët, në çdo kohë./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/ramelikaj/posts/249824226796550