Lajme
Lihet në arrest shtëpiak vëllai i drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë
Demokracia
14:50 | 21 Mars 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e kërkuar Tarkan Ozdemir, i kërkuar nga autoritetet moldave për shkak të veprës penale Mashtrimi Komercial, e cila vepër është e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si Mashtrimi i konsumatorëve nga neni 292.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit  T.O e ka refuzuar  si të pabazuar dhe të njëjtit  i  ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 40 ditëve nga momenti i ndalimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Demokraica.com ka raportuar të premten se Tarkan Ozdemir, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është arrestuar të premten në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Demokracia.com mëson se Ozdemir është arrestuar si i dyshuar për mashtrim.

Mësohet se arrestimi i tij është realizuar nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës, bazuar në një urdhërarrest të INTERPOL-it.

I arrestuari, Tarkan Ozdemir kërkohej nga autoritetet e Moldavisë.

Orçun Ozdemir, vëllai i Tarkan Ozdemir, është Drejtor Menaxhues dhe anëtar i Bordit të Bankës “TEB” në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme