Lajme
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 100.000 tiketa
Demokracia
09:28 | 19 Janar 2021

Share:

Në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, Policia e Kosovës që nga muaji gusht e deri më tani ka shqiptuar 118.337 tiketa për personat që nuk zbatuan masat ndaj COVID-19.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Demokracia.com, ka konfirmuar se ka shqiptuar tiketa ndaj të gjithë personave që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Policia e Kosovës, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, përfshirë angazhimet policore në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ku në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga data – 26.08.2020 deri më datën 17.01.2021 janë shiptuar 118.337 fletëparaqitje (tiketa), në bazë të ligjit ndaj personave pa dallime për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19.”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje, nga ky institucion është thënë se mbesin të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, si dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Kujtojmë se që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë e deri më sot janë shënuar 56.118 raste pozitive, nga 209.960 persona të testuar.

49.432 persona kanë arritur ta mposhtin koronavirusin, ndërsa 1.411 kanë përfunduar me fatalitet./Demokracia.com

Të ngjashme