Lajme
Ligji për KPK-në doli anti-kushtetues, Kurti mbron Haxhiun: Unë besoj që ishte i mirë
Demokracia
21:44 | 29 Mars 2023

Share:

Kryeministri Kurti në emisionin Debat Plus ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Përkundër që ligji për KPK-në doli anti-kushtetues, Kurtit sërish nuk zmbrapset duke thënë se “ishte i mirë”.

“Albulena Haxhiu si ministre e Drejtësisë është ajo që e rishkruan projektligjin. Unë besoj që ai projektligj që është bërë ligj, ka qenë i mirë. Sepse kemi nevojë për reformë në drejtësi. Unë besoj që ka qenë i mirë. Gjykata Kushtetuese nuk po beson që ka qenë i mirë, ose i drejtë. Tash, çfarë duhet bërë. Le ta lexojë Ministria e Drejtësisë se ajo e ka sponzoruar këtë gjë dhe le të ma sjellin mu si kryeministër dhe ta shoh se a ka pasë mundësi që të gjendet një formulim i cili i përfshin vërejtjet që na i ka dhënë GJK. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë duhet vendim i ri politik. Nëse kjo është e mundshme, kryhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe grupin e saj punues që e sjellin projektligjin tek unë”, tha Kurti.

Kryeministri ndër të tjera thotë se nuk do ta shkarkoj ministren e drejtësisë, por se ajo do ta rishkruaj ligjin.

Kujtojmë se, deputetët e Kosovës e patën miratuar edhe në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës me datë 23 qershor të këtij viti. 61 deputetë ishin pjesëmarrës në votim, prej tyre 60 kanë votuar “për” dhe një deputet ka abstenuar.

Të ngjashme