Lajme
Ligj në Zelandën e Re, të lindurit pas këtij viti s’do të mund të pinë cigare
Demokracia
17:12 | 22 Tetor 2022

Share:

Një botë pa duhan deri në vitin 2040. Ky është afati i vendosur për mbarë botën gjatë konferencës së fundit botërore për duhanin dhe shëndetin.

Por ka shtete si Zelanda e Re që duan ta përshpejtojnë këtë proces.

Një brez ‘pa duhan’ deri në vitin 2025. Blerja e duhanit do të ndalohet përgjithmonë në Zelandën e Re për fëmijët e lindur pas vitit 2009, të cilët nuk do të mund të pinë më duhan. Masat e reja shihen si të parat në botë dhe kanë shkaktuar një reaksion zinxhir reagimesh. Shumë e lavdërojnë, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar.

Është Ayesha Verrall, zëvendësministre e shëndetësisë në Zelandën e Re ajo që ka promovuar projektligjin e parë që ndalon shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2009.

Projektligji aktualisht është në diskutim në parlament dhe pritet që të miratohet shpejt pasi situata në Zelandën e Re është shumë shqetësuese.

90% e popullsisë së rritur dhe 11,6% e qytetarëve 15 vjeç e lart pinë duhan.

Me këtë ligj, Zelanda e re synon një ulje drastike të duhanpirësve nën 5%. Përveç ndalimit të shitjes së cigareve për adoleshentët, kompanive prodhuese do t’u kërkohet të ulin në nivelet e nikotinës në cigare, të cilat mund të shiten vetëm në dyqane të specializuara, hyrja e të cilave do të ndalohet për të miturit./Euronews/

Të ngjashme