Sport
Liga Unike: Bashkimi triumfon pas vazhdimeve ndaj Tiranës
Demokracia
20:09 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Bashkimi mundi Tiranën në udhëtim me rezultat 93:95 (31:13, 16:26, 12:25, 26:21, 8:10), në xhiron e pestë të Ligës Unike për femrat.
Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, ku Bashkimi ishte më i mirë 8:10 dhe triumfoi 93:95.
Te Tirana u dalluan Erisa Qosja me 27 pikë e shtatë kërcime, Imela Mala me 15 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Klea Verri me 18 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Taliyah Hopkins me 31 pikë e 11 kërcime dhe Arbnore Përquku me 21 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.
Tirana ka një fitore e katër humbje, kurse Bashkimi dy fitore e tri humbje./Demokracia.com/

Të ngjashme